Anulohet shfaqja e “Backstreet Boys”, këngëtari Nick Carter akuzohet për përdhunimin e një fanseje
Këngëtari i grupit “Backstreet Boys”, Nick Carter, akuzohet në gjykatë se ka përdhunuar një fanse në vitin 2001. Avokati I tij, e ka cilësuar pretendimet të pavërteta, por lajmi ka bërë që të anulohet shfaqja spciale e Krishtilindjeve që ishte regjistruar posaçërisht për festat e fundvitit nga grupi I famshëm.
Një shfaqje speciale me rastin e Krishtlindjeve e grupit të famshëm të viteve ‘90 “Backstreet Boys” është anuluar nga rrjeti televiziv amerikan ABC. Vendimi erdhi pas lajmeve se një grua ka paditur këngëtarin Nick Carter, duke pretenduar se ai e përdhunoi gjatë një turneu të vitit 2001 kur ajo ishte 17 vjeç.
“A Very Backstreet Holiday”, e cila u regjistrua këtë muaj, ishte planifikuar të jepej më 14 dhjetor, por nuk është më i listuar në udhëzuesin special të festave të ABC-së.
Të enjten në Las Vegas u ngrit një çështje civile nga Shannon Ruth, tani 39 vjeçe, e cila tha se kishte qenë fanse në një shfaqje të vitit 2001. Ruth, e cila është autike, e akuzoi këngëtarin se e përdhunoi dhe e infektoi me HPV. Avokati i saj Mark Boskovich u shpreh se sulmi ndodhi pasi ajo kishte qëndruar në radhë për një autograf pas një koncerti në Tacoma, Uashington.
Avokati i Carter, Michael Holtz, u përgjigj në një deklaratë për mediat amerikane duke thënë se: "Ky pretendim që supozohet se ka ndodhur më shumë se 20 vjet më parë, është jo vetëm ligjërisht i pavlerë, por edhe krejtësisht i pavërtetë.
"Fatkeqësisht, prej disa vitesh, zonja Ruth është manipuluar për të bërë pretendime të rreme për Nick dhe ato pretendime kanë ndryshuar në mënyrë të përsëritur me kalimin e kohës."
Shfaqja me protagonistë pjesëtarët e grupit “Backstreet Boys”: Nick Carter, AJ McLean, Kevin Richardson, Brian Littrell dhe Hoeie Dorough, pritej të sillte hite nga albumi i tyre i 10-të.





Post a Comment